Vijon qarku Dibër me mungesë të energjisë elektrike

1 minute, 7 seconds Read

Moti i keq dhe me reshje vijon qe te jete problematik për qarkun e Dibres. Për shkak të kushteve atmosferike të ditëve të fundit shumë fshatra në Bulqizë dhe në Dibër kanë probleme me energjinë elektrike.
Aktualisht pa rrymë vijojnë të jenë 8 fshatra të Njësisë Administrative Kala e Dodës në Bashkinë Dibër dhe 9 fshatra të Bashkisë Bulqizë si në Ostren, Zerqan, Shupenzë e Gjoricës.
Erërat e forta kanë bërë ndërprerjen gjatë natës edhe në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.
Ndërkohë për shkak të pranisë së borës vijojnë të jenë të pakalueshme rrugët e fshatrave të Njësive Administrative Kala e Dodës, Selishtë e Zall Dardhë në Bashkinë Dibër.
Ndërkohë për shkak të borës dhe ngricave probleme janë shfaqur edhe në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës, për shkak të lagështirës në këtë aks ka pasur rënie gurësh në mënyrë të vazhdueshme duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve që qarkullonin në të.
Ndërkohë, policia rrugore ju bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit në aksin Peshkopi – Bulqizë – Tiranë për shkak të situatës nga ngricat dhe gurët në rrugë.

#matinews

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *