E rëndë, 28-vjeçari nga Mati dhunoi gruan pse lindi vajzë

2 minutes, 47 seconds Read

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në një fshat të Volosit në Greqi, ku një 22-vjeçare shqiptare e identifikuar si Dafina Kurti dhunohej barbarisht dhe mbahej mbyllur bashkë me vajzën nga bashkëshorti, 28 vjeçari Aurel Kurti. Sipas medias greke, e reja dhunohej nga bashkëshorti i saj për shkak se lindi vajzë dhe jo djalë. Ishin të bërtiturat e 22 vjeçares dhe e qara e vajzës, që shpëtuan këto të fundit nga tmerri që përjetonin prej më shumë se dy vitesh.
Ndërkohë sipas dëshmisë së fqinjëve të çiftit shqiptarë, thuhet se vajza nuk është parë thuajse kurrë të dilte, dhe në rastet kur e kanë pikasur, ka qenë e veshur nga koka te këmbët.
“Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.
“Ajo ishte e veshur nga koka te këmbët”, thotë një tjetër banorë.
“E kam parë shumë rrallë. dilte vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë duke lëvizur, apo duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”, rrëfen ai.
Por këto akuza i ka hedhur poshtë babai i Aurelit, Gëzim Kurti. Në një intervistë për “News 24” ai thotë se çifti shkonte shumë mirë me njëri-tjetrin, si dhe mohon që i biri të ketë ushtruar dhunë ndaj nuses së tij Dafinës.
Ndër të tjera, Gëzimi aludon për lidhje jashtëmartesore të nuses së tij, me pretendimin se akuzat e saj ndaj të birit kanë qenë të ngritura për të futur në burg 28 vjeçarin.
“Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka falur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull. Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit. Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim. Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën”, ka deklaruar Gëzim Kurti.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *