Xhelal Mziu, Deputeti i Rithemelimit, është thirrur në SPAK këtë të hënë (3 qershor) në cilësinë e personit që ka dijeni për një hetim mbi 2 tendera pastrimi gjatë kohës që ai ka qenë kryetar bashkie në Kamëz.
Ish kryebashkiaku Mziu, i thirrur nga prokurori i posaçëm Elvin Gogaj, konfirmoi vetë në dalje të SPAK arsyen e marrjes në pyetje.
“Isha si person në dijeni, lidhur me një kallëzim të bërë nga këshilltarët bashkiak për disa tendera të 2019”, tha Mziu.
Mziu është paditur nga këshilltarët bashkiakë pasi akuzohet se ka favorizuar një kompani në dy tendera pastrimi të vitit 2019.
Kjo nuk është hera e parë që ish kryetari i bashkisë së Kamzës shkon në SPAK.
Edhe më herët ai është pyetur për padinë e pas ardhësit të tij Rakip Suli për lejet e ndërtimit dhënë nga bashkia Kamëz.
Sipas kallëzimit Mziu në atë kohë kryetar bashkie, nuk ka zbatuar 3% të pronësisë për strehim social nga kompanitë e ndërtimit, të cilat sipas marrëveshjes e japin ose banesë të përfunduar ose paguajnë vlerën monetare.

#matinews#xhelalmziu#pd
