Në qytetin e Klosit është zhvilluar Panairi dhe Fest-Folk Klosi 2023.
Në këtë panair u bënë bashkë dhjetëra qytetarë të zonës, por edhe të fshatrave për rreth, ku promovuan produktet bio të zonës dhe vlerat artistiko-kulturore të saj.
Të pranishëm ishin edhe Kryetaria e Bashkisë Klos, Valbona Kola, Kryebashkiaku i Burrelit Agron Malaj si dhe deputetja e PS-së Aurora Malaj.
Këtë të premte po ashtu, u sollë për herë të parë koleksioni i makinave Retro.
Kryebashkiakia Kola, falenderoi pjesëmarësit në këtë panair, ku u shpreh se Klosi është qyteti i vlerave të mëdha.
POSTIMI I PLOTË I KRYEBASHKIAKES VALBONA KOLA
U zhvillua sot në qytetin e Klosit Panairi dhe Fest-Folk Klosi 2023.
Kaluam së bashku momente të bukura duke promovuar kështu produktet bio të zonës dhe vlerat artistiko-kulturore të saj.
Sollëm për herë të parë koleksionin e makinave RETRO!
Faleminderit shkollave, fermerëve, grupeve pjesëmarrëse në Festival, stafit dhe gjithë komunitetit të zonës!
Faleminderit të gjithë ju të ftuar që na nderuat me praninë tuaj🙏
Ky është Klosi, qyteti i vlerave mëdha❤️
Shihemi në evente të tjera të bukura!






