Saga e një historie hakmarrje midis dy fiseve në Mat e ka zanafillen me një plagosje që ka ndodhur në Gjermani.
Pas një sherri për motive të dobëta ka mbetur i plagosur shtetasi A. Xheçuka.
Ky moment ka qenë dhe zanafilla e një përplasje mes disa fiseve në Mat.
Nga ana e fisit Xheçuka nuk është kaluar lehtë dhe ka identifikuar se autori i plagosjes ishte shtetasi Dorjan Terziu dhe bashkëpuntor i tij shtetasi Enrik Metra.
Fillimisht ka pasur një konflikt midis fisit Xheçuka dhe fisit Metra ku ka mbetur i plagosur Enrik Metra.
Por çfarë e lidh të plagosurin Enrik Metra me këtë histori? Pse Hektor Xheçuka qëlloi në drejtim të tij?
Metra ka jetuar më parë në shtetin gjerman, por në kohën kur ndodhi plagosja e vëllait të Xheçukës, ishte në Shqipëri. Megjithatë, autori i ngjarjes pretendonte se Enril Metra kishte dijeni për personat që i plagosën rëndë të vëllain.
Pasi kanë debatuar disa minuta brenda lokalit në Mat, ata janë zhvendosur jashtë. Fillimisht ka pasur një përplasje fizike e më pas Xheçuka e ka qëlluar, duke e plagosur rëndë.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar para grupit hetimor se Metra i thoshte Xheçukës që nuk kishte dijeni për historinë e të vëllait, sepse ka qenë në Shqipëri.
Hektor Xheçuka është dënuar me 4.6 vite burgim për shkak se dyshohet se ka dhunuar shtetasin Enrik Metra.
Fisi Xheçuka nuk është mjatuar me kaq po pas këtij momenti kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorit të plagosjes Dorjan Terziu por ai është larguar në drejtim të paditur dhe ishte e pamundur gjetja e tij.
Ndodhur në këtë situatë dyshohet se Shtetasi Hektor Xheçuka ka qëlluar me armë drejt banesës së shtetasit Hamza Terziu në fshatin Zënisht si paralajmërim.
Nga dosja ku “The Dept” dhe është lëshuar dhe urdhër arresti rezulzon se Hektor Xheçuka në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka planifikuar që të gjuanin drejt banesës së pabanuar të shtetasi Hamza Terziu. Hamza Terziu është xhaxhai i Dorjan Terziut.
Për këtë rast është lëshuar urdhër arrest nga Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pas zbardhje së bisedave të aplikacionit Sky ecc.
Urdhër arrestet janë për Hektor Xhecuka, Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa
Pas zbardhje së bisedave duket se në këtë konflikt është përfshirë dhe familja Gjokrosa pasi pretendohet se shtëpinë e shtetasit Hamza Terziu e ka treguar Ardit Gjokrosa dhe më pas ndaj kësaj banese është gjuajtur me breshëri plumbash.
Gazetari Elton Qyno, ka mundur të zbulojë se Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa kanë kryer veprime për të siguruar kushtet dhe mjetet me qëllim vrasjen e shtetasit, Hamza Tërziu. https://dosja.al/aktualitet/zbulohet-skuadra-e-killerave-qe-oi-durim-bamin-donin-te-vrisnin-d-i372230).
Midis fisit Xheçuka dhe Gjokrosa ka lidhje familjare pasi shtetasi Ardit Gjokrosa është nipi i shtetasit Hektor Xheçuka. Ardit Gjokrosa e ka djalë daje shtetasin Hektor Xheçuka.
Kjo situatë ka nxitur dhe hakmarrje nga fisi Terziu ndaj fisit Xheçuka dhe ndaj fisit Gjokrosa.
Më të rrezikuar janë fisi Gjokrosa pasi janë vetem 30 minuta larg nga fisi Terziu dhe janë të ngujuar pasi i druhen një sulmi nga fisi Terziu pasi mes këtyre fisive nuk ka besë dhe nuk janë pajtuar sipas zakoneve të vendit.
Ky lajm u redaktua nga Mati News sipas komunikatave zyrtare të Prokurorisë së Posaçme Spak
Tashmë emri i Ardit Gjokrosës është i publikuar në çdo portal pas komunikatës së SPAK.
https://zeri.ai/live-updates/spak-goditi-7-grupe-inale-gjkko-le-ne-qeli-9-te-arrestuar-avoka-i201596

