Prej dy ditësh reshjet e shiut kanë përfshirë vendin. Si pasojë e reshjeve mësohet se në rrugën nacionale të qarkut Dibër ka pasur rrëshqitje të dheut dhe të gurvëve, po fatmirësisht nuk ka pasur incidente.
Në këto zona ka pasur rënie të vazhdueshme gurësh të cilët janë kthyer në rrezik për aksidente. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut në afërsi të urës së Çerenecit ka pasur herë pas here gurë të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura është e mbushur me ujë.
Shkak mësohet se është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbiurë.
Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka pasur edhe në aksin tjetër nacional Burrel-Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.

